http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka shansin sot te hyje ne historinë e futbollit për t?ju afruar kualifikimit direkt ne evropian ne rast se do te arrije një rezultat pozitiv ne ?Elbasan Arena?. Përballe kuqezinjve janë portugezet e Kristiano Ronaldos, ne vend te pare ne Grupin I, ne kuotën e 12 pikëve, nje me shume se skuadra e De Biasit. Kete radhe me formacionin e tyre me te mire përfshire edhe yllin e Realit te Madridit. Ekzaktësisht nje vit me pare Shqipëria fitonte ndaj luzitaneve ne Aveiro 1-0 me gol te Balaj duke i shkaktuar humbjen e pare ne këto eliminatore. Qe nga ajo kohe, kuqezinjtë arritën edhe dy fitore te tjera e dy barazime, ndërsa janë skuadra e vetme ne këtë grup qe nuk kane pësuar humbje. Edhe pse nje barazim do te ishte shume komod, tekniku De Biasi ka deklaruar se kërkon nje tjetër fitore përballe skuadrës me te forte ne grup. Është konfirmuar përsëri mungesa e mbrojtësit Hysaj, ndërsa formacioni pritet te jete ai i Danimarkës me Berishën ne porte, Xhimshiti, Ajeti, Cana dhe Agolli ne mbrojtje, ne mesfushe Abrashi ne balotazh me Kacen, Xhaka e Kukeli ndërsa nga krahët Lenjani dhe Shkelzen Gashi, ne sulm shtatlarti Cikalleshi. Per te motivuar futbollistet, burime pranë Federatës Shqiptare te Futbollit bëjnë me dije se ne rast te nje barazimi ose fitoreje, mund te kete një superpremio prej 15 mije euro për lojtare. Me play-off-in te siguruar tashme, Shqipëria lufton edhe ne dy fronte te tjera: për kualifikimin direkt dhe si skuadra e trete me e mire ne grupe. Ne sfidën per këtë te fundit, aktualisht ndodhet ne vend te trete prapa krahëve te Kroacisë dhe Ukrainës me 1 pike me pak.