Gati gjobat për 500 bizneset me risk - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e hëne nisin penalizimet per te gjithë ato biznese qe do te evidentohen se kryejnë evazion. Grupet e kontrollit do te shtrihen ne te gjithë vendin, por pjesa me e madhe e tyre, do te jene ne Tirane, Durrës dhe Vlorë, aty ku është e përqendruar edhe pjesa me e madhe e aktivitetit ekonomik. Po ku do te fokusohet ky aksion? Ne baze te një pune paraprake, janë evidentuar rreth 500 biznese me risk qe sipas tatimeve i fshihen detyrimeve ndaj shtetit. Grupet do te kalojnë ne site te gjitha deklarimet e pagave qe kompanitë ka bere për punonjësit. Sipas tatimeve, deklarimi jo real i pagës, si dhe puna ne te zeze është një fenomen shqetësues, ndaj kontrolli ne këtë fushe, do te marre vëmendjen kryesore. Nga ana tjetër, administrata fiskale thotë se një tjetër shteg i abuzimeve është edhe pagesa e rentës minerare, ndaj ky sektor do te jete pjese e kontrolleve te detajuara. E ndërsa për biznesin VIP, administrata fiskale ka ndjekur strategjinë e riskut, sipërmarrësit e mesëm dhe te vegjël do te kontrollohen te gjithë. Kush do te kapet pa nipt do t?i sekuestrohet malli, malli qe kapet pafytyre do te konfiskohet, ndërsa do te penalizohet si shitësi dhe blerësi, nëse malli është pa kupon. Aksioni do te mbështetet edhe nga forcat e rendit, për te parandaluar konfliktet e mundshme. Java e pare e shtatorit shërbeu si nje kohe për te ndërgjegjësuar dhe informuar biznesin, por edhe për t?i dhënë kohe regjistrimeve ne QKR, te cilat gjate muajit gusht shënuan një rritje te ndjeshme.