Kundër taksës ekstra për apartamentet e pa shitura - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrja e kryetarit te bashkisë Erion Veliaj per te ulur çmimet e apartamenteve te pa shitura, për ndërtuesit është e panevojshme, për aq kohe sa është tregu ai i cili vendos nëpërmjet kërkese-ofertës. Vete ndërtuesit i kane propozuar bashkisë, por edhe entit te banesave oferta, për te gjetur nje zgjidhje per te pastrehët, por çmimet me te cilat shteti do te blinte apartamentet kane qene nen kosto. Ndërtuesit thonë se ka ende apartamente te pashitura, ne Tirane dhe ne zonat bregdetare. Numri i tyre arrin ne rreth 10 mije. Por ata thonë se vendosja e nje takse ekstra do penalizonte edhe me tej këtë sektor, i cili është ne krize prej 5 vitesh. Prej disa vitesh, ka nje numër te kufizuar ndërtimesh te reja, çka ka bere qe ato ekzistueset ne zona te preferuara pak ose aspak, kane ndikuar ne uljen e çmimit. Ndërsa periferitë ofrojnë çmime edhe me te përballueshme nga qytetaret. Po ky sektor është i lidhur ngushtësisht me bankat, çka do te thotë moskreditimi i ekonomisë ka bllokuar edhe ndërtimin.