http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijojnë aksionet per asgjësimin e bimëve narkotike ne zona te ndryshme te vendit. Pas evidentimit te 19 parcelave te mbjella me kanabis ne qarkun e Shkodrës, forcat policore te angazhuara ne terren kane asgjësuar rreth 3400 rrënjë bime narkotike. Kanabisi i kultivuar u gjet ne zonat e thella malore te qarkut te Shkodrës, ne fshatin Bene, Sume, Shllak, Shkrel, Prekal dhe Iballe. Sasia e grumbulluar e lendes narkotike u asgjësua e terren me ane te djegies, ndërsa po punohet per identifikimin e autoreve qe kultivonin kanabisin. Ndërkohe, policia e Elbasanit ka vene ne pranga shtetasin Andrea Gjini, 50 vjec banues ne Belsh. Ne token e tij policia gjeti rreth 540 bime narkotike. 50-vjeçari u arrestua ne flagrance dhe mbi te rendon akuza e kultivimit te lendeve narkotike.