Aksident në Shkozë, humb jetën 53 vjeçarja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident tragjik i ka marre jetën 1 personi dhe ka lëne te plagosur 5 te tjerë pasditen e se shtunës ne Tirane. Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonën e Shkozës. Nje fugon ka përplasur një biçiklete e me pas një motor. Furgoni ka goditur fillimisht biçiklete dhe motorin, duke plagosur drejtuesit e tyre. Nga aksidenti zinxhir janë goditur edhe tre kalimtare te rastit ku shtetasja Mimoza Fizi 53 vjeç ka mbetur e plagosur rende. si pasoje e përplasjes dhe ka humbur jetën vetëm pak minuta pas ngjarjes. Te plagosurit e tjerë jane drejtuesit e biçiklete e motorit si dhe drejtuesi i mjetit. Me ndihmën e kalimtareve te rastit 5 te plagosurit janë transportuar per ne Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhen nen kujdesin e mjekeve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet per nje manovër te gabuar nga ana e drejtuesit te mjetit fugon.