Rama inspekton punën e tatimoreve në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç paralajmëroi në nisje të aksionit kundër informalitetit, kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë vetë në terren për të pare nga afer punën. I shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj dhe ajo e Vlorës Pranevra Resulaj, kryeministri është ndalur fillimisht ne shëtitoren e qytetit. Me pas kryeministri ka zgjedhur te vizitoje nje supermarket. Ne takimin me administratën tatimore te Vlorës Rama nuk ka lëne pa shigjetuar edhe vete punonjësit qe e kane pasur per te detyre te luftojnë informalitetin.?Është një operacion që vjen si një domosdoshmëri, pas një periudhe të parë ku janë hedhur hapa të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit. Por, sikundër flasin qartësisht edhe radhët e gjata të kësaj periudhe të fundit në QKR, kanë qenë hapa të pamjaftueshëm, që kanë sjellë domosdoshmërinë e këtij operacioni frontal në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Dhe, që të jemi të drejtë deri në fund, informaliteti nuk është një sëmundje jashtë sistemit të tatimeve, të doganave apo të agjencive të tjera që janë këtu të pranishme. Është një sëmundje që ka prekur prej shumë vitesh edhe këtë sistem, edhe këto trupa dhe ashtu si me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, edhe me veprimtarinë e paligjshme ekonomike dhe tregtare, operacioni ka dy anë të medaljes; Përpjekjen e përditshme për të shkulur metastazat e këtij kanceri në rrjetin e veprimtarisë ekonomike dhe tregtare dhe në trupën e tatimorëve, të doganierëve dhe të inspektorëve të agjencive të tjera.?Kryeministri e cilësoi aksionin si një ?Revolucion ekonomik? qe do te mbroje se pari vete biznesin.?Ky është një revolucion ekonomik dhe ju e kuptoni këtë, shumë mirë. Formalizimi i ekonomisë, dhënie e kujtdo, atë që i takon, fitimi i ligjshëm i cilitdo që bën sukses në veprimtarinë e tij ekonomike, apo që mban familjen e vet në punë me një biznes të vogël është domosdoshmëri që të mbrohet me çdo kusht nga shteti. Ndërkohë që, nga ana tjetër, çdo qindarkë që i takon qytetarëve në formë investimesh, ulje taksash dhe shërbimesh më të mira do të shkojë në arkën e shtetit. Kush del ndesh dhe kush i bëhet pengesë këtij procesi historik do të marrë ndëshkimin që parashikon ligji dhe që do të parashikojë edhe më qartë, edhe më ashpër, ligji, pas miratimit të kësaj pakete ndëshkimesh për informalitetin.?Ne ditën e peste te tij aksioni i qeverise ndaj informalitetit ka dhënë efektet e para.