Emigrantët kalojnë kufirin hungarez - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr fund makthi i emigrantëve, të cilët janë lejuar të kalojnë kufirin hungarez dhe janë strehuar në kampet provizore në Austri. Pas orësh të tëra marshim, qeveria hungareze ka vënë në dispozicion të emigrantëve autobusë e automjete të tjera, të cilët kanë dërguar refugjatet në kufi. Rreth 4 mijë persona, pjesa më e madhe siriane, kanë kaluar të parët kufirin në Austri. Sipas një marrëveshje mes Vjenës dhe Berlinit zyrtar, emigrantëve do t?u ofrohet strehimi në Austri, ose do dërgohen në Gjermani, sipas kërkesave të tyre. Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë hungareze konfirmoi se edhe pjesa tjetër e emigrantëve do të lejohen të shkojnë në shtetin fqinj. Vendimi i qeverisë për të transportuar me autobusë emigrantët vjen pak pas ashpërsimit të masave për të dënuar me 3 vjet burg cilindo që arrestohet ndërsa kalon kufirin. Bashkimi Eropian ka publikuar dhe planin e ri për strehimin e këtyre personave që vijnë nga shtetet në krizë. Shpërndarja e emigrantëve do të bëhet me kuota në çdo shtet, përfshi dhe Britaninë, vend i cili ka ndezur dritën e gjelbër për pritjen e tyre.