PD: Rama po mbron Prengën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ngjarjes se rende ne Laç, opozita ka lëshuar alarmin se provat po manipulohen per te shpëtuar deputetin socialist Armando Prenga. Ne nje postim ne rrjetin social facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar tronditës lajmin se deputeti i qarkut te Lezhës ka plagosur 4 persona brenda ambienteve te komisariatit te policisë.?Me urdhër te Edi Rames dhe ministrit te tij te drogës Sajmir Tahiri policia ka vendosur nje shtetrrethim te vërtete tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe dëshmitareve qe te mbulojnë ngjarjen. Largimi i krimineleve nga Kuvendi dhe Qeveria me urgjent se kurrë?.Te njëjtat akuza per manipulim te provave ka lëshuar ne rrjetet sociale edhe ish-kryetari i PD Sali Berisha, per te cilin ky eshte nje krim shtetëror.?Me urdhër nga lart po behet gjithçka per te fshehur krimin e shëmtuar te deputetit vrasës, qe fale Zotit qe i shpëtoi, se me breshëritë e tij vdekjeprurëse do merrte jetën e 4 qytetareve te pafajshëm, por jo ne nje kafene ne nje rruge te Tiranës, si Kostandini i partisë, por brenda ne komisariatin e policisë se shtetit te shndërruar ne strofull te ?çunave te krimit?!Deputeti Armando Prenga ka qene disa here ne qendër te sulmeve te opozitës per shkak te konflikteve fizike qe ai ka pasur me deputete te Partisë Demokratike.