Protestë në Martanesh për HEC-in - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Devijimi i liqenit nga ndërtimi i një hidrocentrali, është bërë shkak që qindra banorë të krahinës së Martaneshit në Bulqizë të dalin në protesta. Sipas tyre ndërtimi i HEC-it, ka pasoja shkatërruese per prodhimet bujqësore, pasi nuk ka rezerva te tjera per vaditjen. Edhe Administratori i Njësisë Vendore ne Martanesh, Ibrahim Gjoni, e quajti masakër atë qe po i bëhet krahinës së Martaneshit. Protesta është mbikëqyrur nga forcat e policisë për të shmangur përplasjet e mundshme mes drejtuesve të firmës koncensionare dhe banorëve, pasi këta të fundit, nuk kanë lejuar makineritë të punojnë.