Mihal Anagnosti dhe arti i tij - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ikonat e fundit me elementë artistikë bizantin në Shqipëri mbërrijnë në Muzeun Historik Kombëtar. Janë gati 14 vepra të ikonografit Mihal Anagnosti që vijnë nga gjysma e parë e shekullit të 19, për t?u ekspozuar në hollin e muzeut për herë të parë. Por edhe pse datojnë që prej viteve 1820, të gjitha veprat e përzgjedhura për t?u ekspozuar janë gjendje mjaft të mirë. Ajo që bie më shumë në sy është teknika e përdorur nga Anagnosti, i fundit ikonograf që përmbyll edhe periudhën bizantine. Të realizuara me fije ari dhe mbi dru, këto vepra mendohet të kenë një vlerë shumë të madhe. Punimet i janë dedikuar ikonostasit të kishës së Shën Mërisë në Elbasan. Ndërsa në Muzeun Historik Kombëtar ato do të jenë të ekspozuara për plot një javë.

Free Traffic Exchange