Ahmetaj me bizneset për zonën e Spitallës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Ekonomisë shpall kriteret që duhet të plotësojë kompania, e cila do të fitojë tenderin ndërkombëtar për të marrë me koncesion për 99 vite zonën industriale të Spitallës. Në një takim me përfaqësues të bizneseve, ambasadorët dhe atashetë ekonomikë në Shqipëri, ministri Arben Ahmetja tha se përzgjedhja do të bëhet në bazë të vlerës financiare që do të ketë projekti, propozimi teknik i tij dhe numri i të punësuarve. Por përfaqësuesit në këtë takim kanë kërkuar që qeveria të linte më tepër kohë për të bërë ofertën e kompanisë. Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka u shpreh se vendet e rajonit kanë oferta më konkurruese se ne për zonat e lira ekonomike. Në tre zonat e lira ekonomike të shpallura nga qeveria, bizneset që do të investojnë do të përfitojnë ulje me 50% të tatimit mbi fitimin, për një në 3 punonjës nuk do të paguajë kontributet e tij dhe po kështu do të shikohen edhe procedurat për marrjen e liçensave. Në datën 28 tetor ministria do të mbyllë ofertat dhe do të nxjerrë kompaninë fituese pas 30 ditësh.