http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne testim edhe punonjësit e përkujdesit social. Nisma është ndërmarre pas rastit te dhunës ndaj fëmijëve ne jetimoren e Shkodrës, qe u be publik ne korrik te këtij viti. Ministria e Mirëqenies Sociale ka vendosur qe te gjithë punonjësit e përkujdesit social ne dy tetor do t?i nënshtrohen provimit për te bere vlerësimin e aftësive. Ministri Blendi Klosi gjate prezantimit te drejtoreshës se re Irma Shtini ne shtëpinë e fëmijës ?Zybe Hallulli? ne Tirane, tha se nuk do te ketë asnjë tolerim për ata qe nuk do te marrin pjese ne provim. Për të bërë vlerësimin e testit është caktuar një grup i posaçëm, i cili do te siguroje qe çdo gjë te jete transparente, ndërsa me pas këta punonjës do t?i nënshtrohen edhe trajnime.