http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kërkojnë ndryshimin e 16 neneve ne kushtetute dhe nje ligj te ri te posaçëm per te realizuar procesin e largimit nga parlamenti dhe funksionet publike te personave me rekorde kriminale. Kryetari i Komisionit te Posaçëm per dekriminalizimin Oerd bylykbashi pas dorëzimit te drafteve ne kuvend ka deklaruar se PD ka ndjekur standardet e vendosura nga Gjykata e Të ?Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias ne hartimin e këtij kuadri ligjor.?Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit? nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian. Vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës?.Amendamentet kushtetuese te propozuar nga opozita synojnë qe te ndalojnë kandidimin per deputet, për kryetare bashkie si dhe për nje sere funksionesh te tjera, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Avokati i Popullit, Guvernatori i Bankës e deri tek gjyqtaret per personat me precedentë penale. Gjithashtu ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit parashikojnë edhe ndërprerjen e mandatit per këta persona. Ndërkohë ligji i posaçëm per dekriminalizimin parashikon edhe veprat penale për te cilat aplikohet ndalimi duke filluar nga ata qe kane kryer nje krim te rende, tek korrupsioni apo edhe ata qe kane kryer nje vepër penale qe prek zgjedhjet e lira. Ligji parashikon edhe procesin e vetedeklarimit per te gjithë zyrtaret e larte nëse kane apo jo precedentë kriminale. 2 nene te këtij ligji kane te bëjnë me përdorimin e substancave narkotike dhe parashikohet qe brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji te gjithë deputetet dhe funksionaret e larte te bëjnë testin e drogës, i cili nëse rezulton pozitiv iu kushton atyre humbjen e mandatit.?Është koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t?ia heqë njollën e turpit shqiptarëve.?Nuk dihet ende nëse shumica do te pranoje draftin e opozitës per dekriminalizimin, pasi prej kohesh kryeministri Edi Rama dhe figura te Partisë Socialiste kane theksuar se procesi i dekriminalizimit do te marre zgjidhje me ndryshimet kushtetuese qe do behen ne kuadër te reformës ne drejtësi.