http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm në tetë muajt e parë të 2015-ës janë regjistruar 18 mijë biznese, ndërsa gjatë gushtit dyndja në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka bërë që të regjistrohen 4800 ndërmarrje, një shifër kjo 7-fish më e lartë se një vit më parë. Në një konferencë për shtyp, drejtorja e QKR-së Vasilika Vjero, bëri thirrje që bizneset të vijnë dhe të formatizojnë aktivitetin e tyre përmes regjistrimit. Vjero tha se edhe pse ka patur kërkesë nga ana e bizneseve për të shtuar numrin e sporteleve, kjo nuk do të ndodhë, por ata mund të përdorin metodën online. Sipas të dhënave të QKR-së, edhe pse rritja e regjistrimeve të bizneseve për këtë vit është shumë e lartë, kërkesat për të ,mbyllur aktivitetin kanë qënë 14% më të ulta se një vit më parë.