PD: Ilir Meta para drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka shfrytëzuar reagimin e kryeministrisë nje dite me pare per te mbajtur ndezur betejën e saj te re kundër kryetarit te kuvendit Ilir Meta. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se qëndrimi i qeverise ishte i thatë dhe sa për të larë gojën, duke u mjaftuar me nje sqarim se avokatet e qeverise nuk e kane përmendur emrin e Ilir Metes.?Po çfarë kanë deklaruar zyrtarisht në fakt, të zezë mbi të bardhë Oliver Seyd dhe Tim Schreiber, avokatët e qeverisë shqiptare në dokumentin zyrtar drejtuar Arbitrazhit të Vjenës me datë 30 qershor 2015: Ata janë shprehur si më poshtë: DIA ka marrë miliona euro nga CEZ në atë kohë, dhe i ka justifikuar këto shuma për ryshfete për zyrtarë të lartë, përfshirë një ish-kryeministër i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve BIRN që botoi këtë skandal ka arritur në konkluzionin se ish-kryeministri që përmendin avokatët e qeverisë, i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion, është Ilir Meta.?Sipas opozitës i gjithë hetimi i gazetareve edhe në deklaratat e mëparshme të CEZ para autoriteteve shqiptare, çon tek Ilir Meta, e per kete arsye kryetari i kuvendit duhet te jape dorëheqjen e te dale para drejtësisë.?Ngjarja është e rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm e serioz nga Prokurori i Përgjithshëm. Por kjo mund të arrihet vetëm pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i numrit dy të vendit, dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si qytetar i thjeshtë?.Kjo është hera e dyte qe brenda nje viti opozita kërkon largimin e Ilir Metes nga posti i kryetarit te kuvendit. Ne muajin mars pas akuzave te deputetit Tom Doshi se kreu i kuvendit fshihej pas nje atentati te organizuar kundër tij, PD organizoi edhe protesta per dorëheqjen e Ilir Metes nga posti nr 2 i shtetit.