Revokimi i lejeve minerare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç 18 lejeve minerare, të cilat do të revokohen për shkak të rrezikshmërisë që kanë zonat minerare, Ministria e Energjisë është gati për marrjen e vendimit për t?i hequr të drejtën e shfrytëzimit edhe 32 kompanive të tjera. Në një intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Zhvillimit të Politikave Minerare Mehmet Hasalami, sqaron se ministra ka ngritur një grup pune, i cili ka bërë matje në terren dhe ka identifikuar minierat të cilat përbejnë rrezik për jetën e minatorëve. Ai shprehet se nuk do të jepet më asnjë leje në këto zona. Por kjo nuk do të thotë se sektori minerar nuk do të prodhojë më. Përmes një plani tre vjeçar, qeveria do të shpallë mbi 100 zona të reja të cilat do të jepen për t?u shfrytëzuar, por që përmbushin kushtet e sigurisë. Në hartën e 62 zonave të rrezikshme shumica ndodhen në galeritë e minierës së Bulqizës dhe Batres ne Mat. Sipas ministrisë, zona D e kësaj miniere nuk është mbyllur tërësisht, por vetëm pjesët të cilat kanë rrëshqitje të dheut.