Ahmetaj: Shiten 300 kasa fiskale në ditë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kryeministrit Edi Rama, i cili asistoi vetë në aksionin e Drejtorisë së Tatimeve për të luftuar evazionin që bën biznesi, ishte ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj i cili ka dalë në terren për të inspektuar punën e tatimeve.?Merrni kuponin që të mos vidheni ju, që t?iu rriten pagat dhe pensionet, që të ulim taksat?.Edhe pse ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e ndërmarrjeve, të cilat janë penalizuar, ministri Ahmetaj tha se thirrjet e qeverisë kanë bërë që të ketë një reagim pozitiv nga ana e biznesit. Sipas të dhënave që raportojnë kompanitë që tregtojnë kasa fiskale, nga 200 kasa në muaj që shiteshin më parë, në këtë periudhë numri i shitjeve shkon në 300 në ditë. Të njëjtën thirrje për të lëshuar kuponin tatimor ka bërë edhe kreu i financave Shkëlqim Cani. Ai ka sqaruar edhe arsyet se përse qeveria e morri këtë nisëm pas dy vitesh. Me hapjen e sesionit parlamentar, aksioni 300 ditor i qeverisë kundër informalitetit do të shoqërohet edhe me ndryshime ligjore, të cilat do të ashpërsojnë masat për ata të cilët bëjnë evazion. Pasi të marrë të dhënat e 600 grupeve të punës, të cilët kanë nisur inspektimin në terren, qeveria do të vendosë se si do të vazhdojë luftën me evazionin kur të përfundojë ky aksion.