http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thyerja e masës se sigurisë se arrestit shtëpiak, do t?i kushtojë një tjetër akuzë ish shefit të antidrogës se Fierit, Dritan Zagani. Krahas shpërdorimit të detyrës si do të përgjigjet dhe për veprën penale të largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit. Dy ditë më parë Dritan Zagani u arratis nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit, ndërkohë që autoritete dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Italisë me dokumente të falsifikuara. Nga ana tjetër organet e drejtësisë nuk kanë ngritur hetim për deklaratat e dhëna në media të ish shefit të antidrogës. Burimet thanë se Zagani dyshohet se i ka përdorur këto deklarime për të përfituar azil në vendin ku është strehuar. Sipas organit të akuzës, Dritan Zagani shfrytëzonte informatorët e policisë për marrjen e te dhënave në lidhje me linjat e trafikut të drogës ne Jug dhe nuk vepronte siç e ngarkon ligji për të parandaluar trafikantët, por i dërgonte informacionet tek policia italiane. Sipas dosjes, për këto informacione, Zagani ishte shpërblyer me një shumë parash, e cila është provuar dhe nëpërmjet Agjencisë së Transfertave të Parave. Informacionet e Zaganit drejtuar Guardia Di Financa Italiane kanë dalë dhe në përgjimet e prokurorisë shqiptare.