De Biasi projekton formacionin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kane mbetur edhe pak ore ne prag te sfidës me te rëndësishme te kuqezinjve ne eliminatoret e evropianit, tekniku De Biasi duket se ka projektuar skuadrën qe do te përballet me Danimarkën ne Kopenhagën. Mbrojtësi Elseid Hysaj me te gjitha gjasat nuk ja ka dale për t?u rikuperuar ne kohe per ketë ndeshje, ndërkohe qe Berat Xhimshiti pritet te debutoje qe ne ndeshjen e pare zyrtare me fanellën kuqezi. Edhe pse te Cyrihu ai luan ne rolin e qendërmbrojtësit, atij pritet t?i besohet krahu i djathte i prapavijës. Ndërkohe ne qendër, ne krah te Canes do te jete Arlin Ajeti, ndërsa ne te majte Agolli. Mesfusha do te përbehet me abrashin Kukelin Xhaka, ndërsa nga krahët Lenjani dhe Shkelzen Gashi ne vend te Odise Roshit. Sulmuesi i vetëm ne qendër shtatlarti Sokoli Cikalleshi. Ndërkohe situata te Danimarka nuk është aspak e qete. Rëndësia e kësaj ndeshje është mjaft e madhe per federatën daneze, jo vetëm per çështje imazhi, por edhe ne aspektin ekonomik. Një fitore ndaj Shqipërisë do te thotë kualifikim ne finalet e evropianit, ose ndryshe një shume prej 60 milionë kruna. Për kete arsye Olsen është vene ne gijotine aq sa po kërkohet edhe zëvendësuesi i tij, duke u përmendur emri i trajnerit Age Hareide, i cili arriti një sukses te jashtëzakonshëm me Malmo, duke e kualifikuar ne fazën e grupeve te Uefa Champions League. Mediat vendase ka bere te ditur se tekniku Morten Olsen ka qene mjaft nervoz këto kohe, nen presionin e rezultatit, por edhe mungesave te rëndësishme sa stërvitjen e fundit e ka zhvilluar me dyer te mbyllura jo vetëm per tifozët, por edhe për gazetaret. Ne aspektin e tifozëve, federata daneze ka bere te ditur se ka pranuar qe te shkojnë per tifozët shqiptare edhe 200 bileta shtese por nuk do te toleroje per arsye sigurie qe përveç zonës ku do te jene miqtë te ketë nje përzierje te dy tifozerive .