Sejko: Formalizimi do të rrisë kreditimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është një ndër vendet që ka nivelin më të lartë të evazionit fiskal, jo vetëm krahasuar me shtetet europiane, por edhe me ato të rajonit, si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Në deklaratën e politikës monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko tha se dy janë drejtimet kryesore, të cilat bordi i bankës vlerëson se do të sjellin rritje të ekonomisë: së pari bankat do të rritin kreditimin duke qenë se bilancet e bizneseve do të jenë më të besueshme, dhe pas formalizimit të tregut mund të merret një nisëm serioze për funksionimin e tregut të kapitaleve, bursës. I pyetur se si janë marrëdhëniet e bankave me Drejtorinë e Tatimeve, Sejko u shpreh se efekti i kësaj nisme në këtë treg është zero, për shkak se raportimet e të ardhurave të tyre janë të sakta dhe nuk fshehin asnjë fitim. Një pjesë e mirë e bizneseve janë penalizuar, duke mos marrë kredi pikërisht, sepse ata deklarojnë fitime të ulëta, çka ul besimin e bankave për kthimin e kredisë që jep. Po kështu, edhe bursa e Tiranës u mbyll para një viti, pasi asnjë sipërmarrës nuk kishte interes të regjistrohej, pasi të dhënat financiare të tyre duhet të ishin publike dhe jo të fshihen.

Free Traffic Exchange