Aksioni për pastrimin e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te premten e 4 shtatorit, ndërmarrjet e pastrimit, ushtria, punonjësit e bashkisë dhe qytetaret vullnetare do te angazhohen ne aksionin me te madh për largimin e mbeturinave te kryeqytetit. Gjate një takimi me 24 administratoret e Tiranës, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj e beri te qarte se ky operacion do te jete testi i pare i punës se tyre. Ne aksionin e 4 shtatorit prioritet do te ketë pastrimi i rrugëve kryesore, hapësirave përreth kopshteve, shkollave dhe institucioneve te tjera publike. Duke theksuar prioritetin e tij, per kthimin e Tiranës ne qytetin me te pastër te Ballkanit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi katërfishimin e gjobave per ndotësit e ambientit. Ne operacionin e ditës se premte kryebashkiaku Veliaj urdhëroi pjesëmarrjen e e detyrueshme te çdo personi qe merr ndihme ekonomike, por qe është ne gjendje te mire fizike dhe shëndetësore.

Free Traffic Exchange