http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është nje nga dhjetëra qytetare, te cilët janë penalizuar ketë te marte nga efektivet qarkullimit rrugor, për shkak te gjobave te papaguara. Pas paralajmërimit te bere pak dite me pare, efektivet rrugore kane nisur bllokimin e mjeteve qe rezultojnë debitor, derisa drejtuesit e tyre te shlyejnë detyrimet. Por kjo mase ka ngjallur reagimin e shofereve, disa prej te cilëve kane pretenduar se nuk kane patur dijeni per gjobat. Ndërsa te tjerë drejtues për t?i shpëtuar ndëshkimit i janë drejtuar sporteleve megjithëse gjobën sapo e kishin marre. Te pyetur nga Vizion Plus drejtues te qarkullimit rrugor te kryeqytetit sqarojnë se bllokimi administrativ i mjetit ndodh vetëm per ata drejtues, te cilët nuk e kane paguar gjobën brenda nje afati 30 ditor ku konsumohet edhe kamatëvonesa, ndërsa pas këtij afati ndërhyhet, duke e bllokuar cërkoheshit mjetin derisa te paguhet gjoba. Në njoftimin e policisë te pak ditëve me pare thuhej se ?Duke filluar nga data 1 Shtator 2015, nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30-ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre. Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet?