http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i nisur nga qeveria për të luftuar informalitetin te biznesi duhet të bëhet me reforma dhe jo me disa ditë fushatë. Këshilltari i PD për ekonominë dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Dorian Teliti bën përgjegjëse qeverinë për nivelin e lartë të informalitetit. Sipas tij, rritja e taksave ka shtuar evazionin dhe biznesi nuk mund të paguajë dot atë që nuk ka mundësi. Përveç kësaj, Teliti thotë se shumë nisma të marra në këtë fushë janë lënë në mes, duke kujtuar edhe fushatën në sektorin e naftës. Ndërsa thirrja që bëjnë shoqatat e biznesit është që ky aksion të jetë i përhershëm dhe të mos ketë selektime, të cilat detyrojnë disa biznese të paguajnë e disa të tjerë jo. Si biznesi, ashtu edhe opozita shprehen se kjo luftë e nisur ndaj informalitetit të mos përfundojë me disa gjoba të vëna në një situatë të vështirë për buxhetin në mënyrë që të mblidhen taksat që nuk janë realizuar. Grupet e interesit dhe demokratët janë skeptikë për rezultatet që do të ketë kjo fushatë. Sipas tyre dy sektorët të cilët sjellin të ardhurat në buxhet më të mëdha, e rrjedhimisht bëjnë evazioni me te madh janë subjektet e akcizës të cilët mblidhen te nafta dhe cigaret dhe jo te biznesi i vogël.