Ristani: Trafiku i drogës vazhdon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka deklaruar se ne jugun e Shqipërisë vazhdojnë te fluturojnë avionë te vegjël qe trafikojnë droge. Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar se kapja e avionit ne Itali nuk është nje rast i izoluar, pasi ka dëshmi se trafiku i lendeve narkotike nëpërmjet ajrit vazhdon.?Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.?Opozita ka përsëritur serish akuzën se situata me kultivimin e lendeve narkotike vjen si pasoje e lidhjes mes qeveritareve dhe krimit.?Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të mëtejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës. Çfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë?.Ne emër te opozitës, Ristani ka paralajmëruar se Partia Demokratike është forca qe do t?i japë fund ortakërisë se zyrtareve me kriminelet.

Free Traffic Exchange