http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtaret ambulante te Fierit protestuan ketë te marte para bashkisë se qytetit te Fierit, për shkak se policia bashkiake u konfiskoi mallin dhe nuk i lejoi qe te shesin. Tregtaret ankohen se nuk kane mundësi te paguajnë taksat dhe qe te blejnë tavolinat qe ka përcaktuar bashkia, pasi shitjet janë te pakta. Por përfaqësuesit e bashkisë thonë se tregtaret kane qene te lajmëruar për aksionin, duke pranuar hapjen e tregjeve ditore. Zyrtare të Bashkisë së Fierit kanë propozuar edhe format dhe përmasat e tavolinave ne mënyrë qe te ato te jene uniforme.