Jehona e debatit Rama - Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballja e pare televizive e kryeministrave shqiptar e serb, e regjistruar gjate samitit te Vjenës, tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave ne rajon, qe u përqendruan tek mesazhet e përcjella nga Edi Rama e Aleksandër Vuçiç. Ajo qe theksuan dy shefat e qeverive është se mungesa e dakordesise mes Shqipërisë e Serbisë kur vjen puna për Kosovën, nuk duhet te pengoje dialogun dhe bashkëpunimin mes tyre. Agjencia serbe e lajmeve B92 iu referua deklaratës se Rames per perballjen e dy kombëtareve te futbollit vitin e shkuar se dy vendet per pak sa nuk kishin shkuar ne lufte për nje ndeshje futbolli, por tashme mund te flasin per çështje qe as nuk mund te imagjinoheshin nje vit me pare. Dy kryeministrat ndanë qëndrime te ngjashme veçanërisht per çështje qe lidhen me te ardhmen e vendit dhe një jete me te mire, thekson agjencia tjetër, Beta. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve shihet si e vetmja rruge per zhvillimin e rajonit dhe mosmarrëveshjet per statusin e Kosovës nuk duhet te jene pengese. Mediat ne Kosove pasqyruan gjerësisht debatin televiziv mes dy liderëve, duke u fokusuar tek këshilla e Vuçiç ndaj kryeministrit Rama per te qene i kujdesshëm, pasi ëndrra per nje Shqipëri te madhe mund te shndërrohej ne makth per vende te tjera ne rajon. Po kështu jehone pati edhe kritika e Rames ndaj Europes per te mos mbajtur te izoluar Kosovën me regjimin e vizave. Edhe televizioni kombëtar malazez ?Vijesti? u ndal ne debatin televiziv, duke iu referuar atij si takimi qe u vonua 25 vjet, ku theksohet se tashme gjerat duken krejt ndryshe veçanërisht pas ndeshjes se futbollit ne Beograd.

Free Traffic Exchange