http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria dhe policia janë duke hetuar per veprimtarinë e dyshuar kriminale të 33 vjeçarit Alban Mero, i cili u arrestuar një ditë më parë në banesën e tij në Fushë-Mëzes, ku u sekuestrua një arsenal armësh, një sasi lende narkotike si dhe mjete të tjera. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije, se arrestimi ka qenë krejt i rastësishëm pas dyshimeve te një shtetaseje, se ai mund te ishte autori i grabitjes në banesën e saj. Kaq është dashur që ne shtëpinë e Meros të ushtrohet kontroll ku dhe u zbulua depo me arsenalin e armëve. policia bëri arrestimin në flagrance te 33-vjecarit, i cili nuk pranon te ketë kryer asnjë vepër kriminalë. Gjate deklarimeve të dhëna në polici, Mero ka pohuar e lenden narkotike, armët luftarake, armët sportive, si dhe municionet që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e policisë në banese janë të tijat. Ai e ka mohuar faktin qe te kete kryer vjedhjen e banesës se shtetases, e cila e denoncoi ndërkohe. Nga kontrolli personal i është gjetur nje sasi prej 61.000 leke te reja, për te cila thotë se kishte kursyer prej disa kohesh. Sipas prokurorisë nga deklarimi i te arrestuarit, ka disa mospërputhje, gjë e cila krijon dyshime te bazuara se ky shtetas është autor i mundshëm, ndërsa te gjitha armët do te dërgohen ne laboratorin kriminalistik për të pare nëse janë përdorur apo jo ne ndonjë krim.