Beteja me evazionin fiskal - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër informalitetit ka bërë që qeveria të hartojë një plan pune për Ministrinë e Financave dhe masat që ajo duhet të marrë kundër evazionit fiskal. Kështu, brenda muajit shtator, ministria duhet të dorëzojë pranë Këshillit të Ministrave një vendim, cili në mënyrë të detajuar do të bëjë propozimin e masave që duhen marrë për të parandaluar telefonat celularë, të cilët hyjnë në mënyrë të paligjshme duke shmangur taksat. Po kështu, deri në dhjetor të këtij vitit Ministria e Financave duhet të bëjë përputhshmërinë e bilanceve të bizneseve, sipas raportimeve që bëjnë në banka dhe tatime. Në shumë raste sipërmarrësit deklarojnë fitime të larta në banka në mënyrë që të marrin kredi, dhe në tatime bilance të tjera që tu shmangen taksat. Nga ana tjetër Ministria e Financave duhet të krijojë edhe agjencinë e ?sekserëve?, kjo strukturë do të jetë një agjent shtetërore që do të shërbejë të lehtësojë marrëdhëniet e qytetarëve me administratën.

Free Traffic Exchange