http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e fundit e afatit përpara nisjes së aksionit kundër informalitetit te bizneset ka sjellë dyndje në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Vetëm në dy javët e fundit të korrikut dhe për gjatë muajit gusht, numri i ndërmarrjeve të reja që janë regjistruar ka shkuar në 6144, ndërsa gjatë gjithë vitit shifra shkon në mbi 15 mijë sipërmarrje. Vasilika Vjero, drejtore e QKR-së thotë se ky numër është 3 herë më i lartë se një vit më parë. Fluksi i lartë ka bërë që sportelet e QKR-së të punojnë me orare të zgjatura, por ndërkohë Vjero i bën thirrje bizneseve që të aplikojnë edhe në metodën online përmes portalit eAlbania, në vend që të presin në radhët e gjata. Qytetet që kanë patur numrin më të lartë të regjistrimit janë Tirana dhe Durrësi, por edhe zonat bregdetare dhe ato turistike. Te martën qeveria do të nisë aksionin, qe nuk do të tolerojë më bizneset, të cilët nuk disponojnë nipt dhe nuk kanë kasë fiskale.