Paloka: Opozita betejë deri në largimin e qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Na ndajnë 2 vjet nga zgjedhjet parlamentare, por pavarësisht kësaj, mesazhi kryesor i opozitës gjithnjë e me teper përqendrohet tek largimi i qeverise si zgjidhja për problemet, me te cilat shqiptaret përballen sot. Nënkryetari i demokrateve Edi Paloka deklaron se rritja e numrit te shqiptareve qe kërkojnë azil ne vendet e Bashkimit Europian është nje prej treguesve te keq qeverisjes dhe është nje prej argumenteve, pse ky koalicion duhet te lere drejtimin e vendit. Paloka këmbëngul se papunësia e korrupsioni janë arsyet e ikjes te qytetareve nga Shqipëria, duke hedhur poshtë tezen se shumica e azilkërkuesve shqiptare nisen nga Greqia.?Kjo është nja nga ato karagjozllëqet e zakonshme te kryeministrit, unë mendoj se me mire se sa e kane thëne dy nga gazetat me te mëdha gjermane arsyet se pse po ikin shqiptaret nga Shqipëria nuk i themi dot as ne; arsyet janë korrupsioni ekonomia papunësia dhe nje qeveri qe nuk ngjall me asnjë shprese te ketë qytetare. Derisa këto arsye te vazhdojnë te ekzistojnë shqiptaret do te vazhdojnë te kërkojnë te ikin me apo pa viza ne rruge ligjore apo jo ligjore prandaj zgjidhja si për ne si për europen sot është vetëm nje, largimi i kësaj qeverie, i atyre qe e drejtojnë ketë vend ne mënyrën me te keqe te mundshme?.Pavarësisht se është ne pozicion te disfavorshem ne parlament përballe nje maxhorance qe numëron me shume se 90 deputete, per Edi Paloken ne sesionin e ardhshëm parlamentar qe nis te hënën e 7 shtatorit, opozita do te luftoje ne mbrojtje te interesave te qytetareve.?Çdo e ashtuquajtura reforme qe bën kjo maxhorance rezulton me pasoja për qytetaret e Shqipërisë. Kështu qe ne absolutisht ne çdo moment siç kemi bere edhe gjate verës do te jemi ne roje te interesave te qytetareve; do te kundërshtojmë me force çdo iniciative te kësaj qeverie qe dëmton qytetaret e këtij vendi.?Problematika e azilkërkuesve dhe ekonomia kane qene shtyllat, ku opozita ka mbështetur strategjinë e saj kundër qeverise strategji qe pritet te vazhdoje edhe me fillimin e punimeve te parlamentit, por ne ketë sesion ceshtja me e rëndësishme qe pritet te miratoje kuvendi eshte reforma ne drejtësi, e cila do te jete prova e pare pas zgjedhjeve lokale per te pare nëse shumica dhe pakica janë te afta te gjejnë kompromis per ceshtje te rëndësishme te vendit.Partia Demokratike ka reaguar kundër caktimit te deputetit Koco Kokedhima, i cili ne kuadër te riorganizimit te strukturave te Partisë Socialiste do te jete përgjegjës per qarqet Vlore e Gjirokastër.?De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte shpallur edhe ?de jure? nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës.Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e ...

Free Traffic Exchange