http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj ka shfrytëzuar prezantimin e administratoreve per njësite 8 dhe 9 për te folur edhe për 2 projekte qe do te shtojnë hapësirat e gjelbra ne kryeqytet. Veliaj ka shpjeguar se nje prej investimeve te rëndësishme është projekti i parkut qendror, ku është rene dakord me kompaninë britanike qe ne projektin e bulevardit te ri te ulet densiteti i ndërtimeve ne favor te hapësirave te gjelbra, ndërkohe qe investimi tjetër i rendesishem është a i lumit te Tiranës.?Kemi filluar punën në zonën e lumit të Tiranës, për të shtuar parkun e lumit të Tiranës. Sapo jemi dakordësuar me Fondin e Abu Dhabit, që të fokusohemi te projekti me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra, me një park qendror, rreth 6-7 herë sa Parku Rinia, dhe me më pak ndërtime në këtë zonë?.Ndërkaq Veliaj ka inspektuar edhe punimet per rehabilitimin urban të bllokut të pallateve që kufizohet nga rruga ?Ferit Xhajko? në Njësinë Administrative nr. 8.?Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t?u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë?.Veliaj ka përsëritur angazhimin e bashkisë per te vazhduar aksionin per lirimin e hapësirave publike deri sa çdo hapësire ti kthehet komunitetit.