Nis në 1 shtator aksioni kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga e marta e javës qe vjen inspektoret tatimor, te mbështetur edhe nga Policia e Shtetit dhe institucione te tjera, do te nisin aksionin kundër informalitetit. Aksioni mbarëkombëtar ka tre objektiva kryesore, qe fillojnë nga pastrimi i bizneseve jo aktive, identifikimi i atyre te paregjistruara, identifikimi i kompanive qe bëjnë evazion e deri te përdorimi i kasave e lëshimi i kuponëve tatimore. Ministra i Financave ka paralajmëruar se nga do te nise ky aksion dhe çfarë pretendon qeveria se do te arrihet nëpërmjet tij. I konceptuar si nje aksion, i cili nuk do te jete nje lufte ndaj biznesit, por ndaj paligjshmërisë, inspektoret do te kontrollojnë bilancet e bizneseve, do te kontrollohen faturat e lëshuara, përdorimi i pajisjeve fiskale etj, regjistrimi ne QKR etj. Sipas te dhënave edhe ky kontroll do te kryhet ne baze risku. Por a do te arrije qeveria te fitoje betejën ndaj informalitet me ketë aksion? Disa nga ekspertet shprehen dyshues per rezultatet e tij. Nëse ky aksion do te kete vetëm si qellim penalizmin e disa prej bizneseve qe kane shkelur ligjin, atëherë rezultatet e tij mund te jete afatshkurtër, ndërsa problemi i vërtete ende nuk është zgjidhur. Bizneset dhe ekonomistet e mbështesin idenë per te ndëshkuar abuzuesit, por ata thonë se fillimisht qeveria duhet lehtësoje barrën e taksave, te përmirësoje defektet e administratës, e konkretisht te luftoje korrupsionin ne tatime dhe dogana e me pas te vijoje me aksione. Ky operacion qe duket se do te jete i ngjashëm me ate te zhvilluar ne sektorin e energjisë, vjen ne një moment kur gjendja e ekonomisë dhe e financave publike nuk është aspak pozitive dhe kur ekonomia informale është 50 %.