Arrestohet grabitësi i banesave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 33 vjeçar i dyshuar si autor i disa grabitjeve me dhune ka rene ne pranga te policisë, ndërsa ne banesën e tij është gjetur nje arsenal armesh. Operacioni i koduar ?tekniku? është zhvillua ne orët e para te se djeles nga efektive te komisariat 3, ndërkohe qe mësohet se Alban Mero, ishte ne survejim te agjenteve te këtij komisariati, prej disa muajsh. Mero ka lindur ne Elbasan, ndërsa aktualisht banonte ne nje shtëpi private ne Fushe Mezez te Tiranës, ndërsa rezulton edhe me pare te ketë qene i skeduar nga policia per grabitje. Por befasia e efektive ka qene me e madhe pasi gjate kontrollit te banesës, ata vunë re se 33 vjecari e kishte kthyer atë ne nje repart special, ku nuk mungonin armët nga pistoleta deri në pushkë të kalibrit të lartë e dylbi ushtarake fenelina policie, maska, targa te ndryshme madje edhe pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave, si dhe një qese me me 580 lende nde narkotike. Burime nga policia kane bere te ditur për Vizion Plus, se i riu dyshohet si autor i disa grabitjeve me dhune, ndërsa po punohet per dokumentimin e plote te gjithë aktivitetit te tij kriminal si dhe per bashkëpunëtoret e mundshëm. Ndaj tij janë ngritur akuzat per ?prodhim dhe shitje të narkotikeve?, ?prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit? dhe ?prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive?.