De Maiziere: Asnjë shqiptar nuk përfiton azil - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania do te pranoje shtetasit shqiptare qe mbërrijnë ne këtë vend si emigrante per te punuar, por askush nuk do te përfitoje azil. Paralajmërimi erdhi nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere gjate nje interviste per televizorin ?Euronews?.?Nëse nje vend ka aplikuar per anëtarësim ne Bashkimin Evropian, ose tashme është nje partner i NATO-s, ne qofte se respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye qe shtetasit e tij te kërkojnë azil ne Evrope. Kjo nuk është e pranueshme, ne fakt është e dënueshme?.Ministri përfshiu ketu përveç Shqipërisë, edhe Kosovën.?Qeveritë e tyre janë duke na kërkuar per te bere gjithçka, ne mënyre qe te rinjtë te mos largohen nga vendi i tyre ne kete mënyre. Dhe ne i themi: Ju nuk duhet te vini këtu te kërkoni azil, kjo nuk do te zbatohet per ju, por ju mund te vini këtu per te punuar, atëherë ju vini si emigrante por u duhet nje kontrate me nje kompani gjermane?.Ministri sqaroi se nuk ka probleme me emigrantet e huaj qe paguajnë taksat dhe respektojnë ligjet gjermane, pasi Gjermania është nje vend qe i nevojiten punëtore. De Maiziere propozoi edhe nje zgjidhje per te lehtësuar fluksin e refugjateve, kampe te reja.?Këshilli i Evropes, si dhe Samiti i BE-se kane vendosur qe ne Greqi dhe ne Itali do te jene te ashtuquajturat ?pikat e nxehta?. Këto jane zona te mëdha pranimi, ku bëhen kontrollet e para per te pare, nëse azili do te jepet apo jo. Ne gjithashtu kemi nevoje per me shume bisedime intensive me Turqine. atje, une mendoj se ne mund te kemi nevoje te përdorim fondet evropiane per te ndërtuar nje kamp te madh per refugjatet?.Ministri komentoi edhe aktet e dhunës ne rritje ndaj emigranteve ne Gjermani, per te cilat tha se dënohen nga politike.

Free Traffic Exchange