http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar këtë te shtune punimet per restaurimin e nje tjetër çerdheje ne kryeqytet, e cila ndodhet ne zonën e Laprakes. Sipas kryebashkiakut nismës se tij për adoptimin e çerdheve i janë përgjigjur 29 biznese ne kryeqytet, ndërsa dy çerdhe jane marre përsipër restaurohen nga stafi i bashkisë. Veliaj tha se nëse do të llogaritej si vlerë monetare gjithë puna e bërë në këto çerdhe dhe vlera materiale që është investuar do te kapte shifrën e 2 milionë dollarë.?Kjo do të thotë që nëse ne do të kishim tenderuar, apo prokuruar me paratë e taksapaguesve, do të ishte përafërsisht kjo kosto. Ajo që ndodhi është që pas borxhit që gjetëm në Bashki, 31 milionë dollarë, e kishim të pamundur që në kohë rekord ne të përgatisnim kaq shumë çerdhe, gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Më vjen mirë, siç është ajo shprehja, lypja faqen e zezë e ka por pa gjë nuk të lë, më vjen mirë që kërkesës sonë publike dhe nevojës për solidaritet iu përgjigjën 29 biznese të Tiranës, bashkë me dy grupe vullnetare, 31 në total, të cilët arritën që në kohë rekord të transformojnë këto hapësira, ku u shërbehet qytetarëve më të vegjël të qytetit tonë?.Kreu i bashkisë shfrytëzo këtë takim për t?i bere edhe nje here thirrje qytetareve për te zhbllokuar trotuaret.?Dua t?u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, ne po vijojmë aksionin në njësinë 5. Dje kemi pasur disa ndërhyrje me mjete të rënda, për të zhbllokuar trotuaret. E di që disa njerëz mërziten nga këto aksione, u bëj thirrje që në trotuaret që ne lirojmë kalojnë edhe nënat, edhe gratë, edhe gjyshet e fëmijët e tyre, ndaj dhe besoj ajo 1% që mërzitet nga aksionet tona do arrijë të kuptojë që 99% e qytetarëve të Tiranës do shtet, disiplinë, do rregull, higjienë, do pastërti.?Veliaj falënderoi te gjithë vullnetaret qe përkrahen nismën e tij per te dhene ndihmësen e tyre per restaurimin e 31 çerdheve ne kryeqytet.