http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka pranuar se hetimi i falsifikimit dhe tjetërsimit te pronave është i vështire, jo vetëm se fenomeni i shkeljes se ligjit është i shtrire ne kohe përgjatë 25 viteve, por veçanërisht për shkak te politikes, e cila disa here ka miratuar amnisti për vepra te kësaj natyre. Dhe duke u nisur nga ky realitet nr një i akuzës ka sqaruar se ku do te shtrihet puna e Prokurorisë ne raste kur shkelësi nuk mund te ndiqet penalisht. Ndërkohë nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Haki Cako ka shpjeguar rolin e policisë ne këtë operacion. Ndërkaq Agjencia e Kthimit e Kompensimit te Pronave dhe Avokatura e Shtetit do te luajnë rolin e tyre qe prona e tjetërsuara nëpërmjet falsifikimeve t?i kthehet shtetit ose pronarit te ligjshëm.