Takim për sigurinë në trena - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e fundit e ndodhur ne nje tren te shpejtësisë se larte ne France, ku nje person tentoi te kryente nje sulm terrorist, ka rikthyer vëmendjen tek siguria e transportit hekurudhor ne Europe. Ministrat e Brendshëm Europiane takohen këtë te shtune ne Paris për te diskutuar masa me te ashpra qe duhet te merren për te parandaluar tragjedi, si ajo qe mund te ndodhte ne trenin e linjës Amsterdam-Paris javën e shkuar. Hipja ne tren e nje 25 vjecari maroken te armatosur me pushke e municione ngriti shume pikëpyetje mbi masat e sigurisë, kontrollet ne stacionet hekurudhore dhe nxori ne pah nevojën per nje përgjigje te koordinuar ndaj kërcënimeve terroriste. Nder çështjet qe diskutojnë ministrat pjesëmarrës ne takim per përmirësimin e masave te sigurisë jane vendosja e detektorëve, si ato te aeroporteve edhe ne disa linja ndërkombëtare trenash, shtimi i personelit te armatosur te sigurisë dhe shkëmbimi i me shume informacioneve mes vendeve europiane ne rast konstatimi te personave te dyshuar si terroriste. Megjithatë sipas disa eksperteve per shkak te numrit shume te larte te udhëtareve qe frekuentojnë trenat krahasuar me ata qe përdorin transportin ajror, shtimi i masave nuk do te ishte i zbatueshëm.