Apeli i deputetes gjermane për emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi dhe fshatrat e tij janë me te prekurit nga fenomeni i ikjes se njerëzve per te kërkuar azil. Ndaj deputetja gjermane Marieluise Beck ka zgjedhur qytetin e verior për te lëshuar nje apel te forte drejtuar shqiptareve qe ndërmarrin udhëtimin e vështire.?Ne te gjitha rastet shansi për njohjen e statusit te azilantit ka tendencën drejt 0. Është e sigurt qe nuk ekziston mundësia qe ne kuadër te procedurave azilkërkuese te kaloj ne procedurat e kërkimit te një pune. Dhe per te krijuar nje perspektive te re zhvillimi ne ketë drejtim është pikërisht dhënia e mundësive për qytetaret shqiptare për te kërkuar një vend pune, vetëm ne rastet e personave qe kane një profesion?.Deputetja gjermane Beck tha se te gjithë atyre qe do tu refuzohet kërkesa për azil, do te përballen edhe me pasoja te tjera.?Duhet mbajtur ne konsiderate edhe nje tjetër pasoje. Nëse nje azilkërkuesi i refuzohet kërkesa per azil , ai nuk do te ketë me mundësinë per vite te tera te rivije ne Gjermani ose ne vendet e Bashkimit Evropian?.Gjate takimit ku ishte e pranishme ambasadorja gjermane dhe deputeti demokrat Flamur Noka, kryetari i bashkisë Bashkim Shehu pranoi se vetëm nga Kukësi janë larguar rreth 7 mije persona.

Free Traffic Exchange