Samiti i Vjenës, publikohen konkluzionet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e emigranteve dominoi punimet e samitit te Vjenës, qe mblodhi krerë politike te vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe liderë europiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel e beri te qarte se nuk do te ketë azil per qytetaret e këtyre vendeve, qe udhëtojnë drejt shteteve te BE-se.Angela Merkel:Azil politik per qytetaret qe vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor e qe aspirojnë te bëhen pjese e BE, nuk do te ketë, por vetëm per ata qe vijnë nga Siria, ose vende ne lufte. Çështjen e emigrimit duhet ta zgjidhim me frymën e solidaritetit. Ne fatkeqësisht duhet t?u themi se asnjë s?mund te përfitoje azil, por vetëm qytetaret nga zonat ne konflikt.Shefja e politikes se Jashtme te Bashkimit Europian, kerkoi me shume bashkëpunim mes vendeve.Federica Mogherini:Duhen kuota te barabarta per shpërndarjen e emigranteve ne Europe. Sistemi i kuotave është një propozim i komisionit, është në tavolinë që në maj dhe u takon vendeve të BE te marrin nje vendim. BE ka shpëtuar shume jete njerëzish ne Mesdhe, por duhet lufte kundër trafikanteve.Kryeministri austriak Fayman, u ndal tek përpjekjet per te luftuar trafikante e emigranteve, qe vijojnë te shkaktojnë tragjedi.Werner Faymann:Ka nje nevoje urgjente per te goditur trafikante e qenieve njerëzore. Tragjedia e emigranteve ne Austri është shembulli perfekt i nevojës per zgjidhje te shpejta per t?u përballur me fluksin e emigranteve qe vërshojnë ne Europe. Emigrantet do te shpëtonin jetet duke u larguar nga lufta, por nuk ia arritën pasi rëne ne duart e trafikanteve.Ndërsa kryeministri serb Vuçic deklaroi se vendi i Ballkanit Perëndimor është ne Europe.Aleksander Vuçiç:Vendet tona presin mbështetje politike dhe financiare, edhe pse nuk e shohim bashkimin Europian si bankomat, por si organizate me institucione me vlera te rëndësishme. Vendet e Ballkanit perëndimor i përkasin BE-se. Jemi te gatshëm te marrim barrën tone per çështjen e emigranteve është e rëndësishme te dëgjosh shqiptaret e serbet ti drejtohen Europes per ta bindur per përpjekjet e tyre ne rrugën e integrimit.Edhe pse përfitimi i azilit përjashtohet si mundësi, krerët europiane premtuan se mbështetja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do te mungojeAngela Merkel:Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida te mëdha per përballimin e mijëra emigranteve qe tentojnë te hyjne ne vendet e BE. Si anëtare te ardhshëm te unionit, eshte përgjegjësia jone qe t?i ndihmojmë ato. Vendet me te fuqishme ekonomikisht duhet ta bëjnë kete. Si BE duhet t?ua lehtësojmë kete barre dhe ti mbështesim me nje stimul ekonomik.Samiti i Vjenës u mbyll me premtimin se vendet e Bashkimit Europian do te japin nje fond prej 600 milionë eurosh per projektet ne infrastrukture.

Free Traffic Exchange