http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigranteve, te cilët kane aplikuar per pasaporta biometrike te përshpejtuara per fëmijët u është dashur te presin afro një jave per ta marre atë. Megjithëse ky shërbim kushton 18 mije leke dhe sipas ligjit pasaporta duhet te dale per tre dite, fluksi i madh i ka bere qe disa prej emigranteve te kthejnë biletën dhe te qëndrojnë me shume dite ne Shqipëri, duke rrezikuar vendet e punës. Zyra e shpërndarjes se pasaportave punon vetëm me nje sportel, kjo per shkak te pushimeve te verës. Problematika nuk vërehet vetëm ne aplikimin dhe tërheqjen e pasaportave te përshpejtuar, te cilat qytetaret nuk i kane marre ne kohe, por edhe për dokumentet e thjeshta .