http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne oret e para te mëngjesit te se mërkurës kisha e Shen Athanasit ne Dhërmi eshte prishur duke sjelle reagimin e ashpër te Kishes Ortodokse Shqiptare. Nëpërmjet zyres se shtypit Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka deklaruar se ne oren 4 te mëngjesit ne mënyre te fshehte në Dhërmi, forca të Inspektoratit Ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit kane shkatërruar Kishën Orthodhokse te Shën Athanasit. Ne kete deklarate theksohet se ky veprim është ne shkelje te marrëveshjes mes qeverise shqiptare dhe Kishës Ortodokse Autoqefale te Shqipërisë. Duke sqaruar se ndërhyrja u bë pa as një njoftim zyrtar ose informal, si dhe u shpërfillën klerikët, të cilët kërkuan shpjegime për një ndërhyrje të tillë nga organet vendore. Për Kishen Ortodokse kjo ngjarje është shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit te shtetit të shpallur në Kushtetutë, duke theksuar se veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend.