http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shpërthimeve ne Marinze, banoreve tani i duhet te përballen me nje tjetër problematike, fusha e mbetjeve urbane. Sikur te mos mjaftonte ndotja e shkaktuar ne këtë zone nga shpërthimi i fuqishëm vetëm 5 muaj me pare, ne Marinze kundër vullnetit te banoreve është ndërtuar edhe nje fushe per hedhjen e mbetjeve urbane. Fusha ndodhet fare pranë te vetmit pus uje qe shërben per larje dhe per bagëtitë. Kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi pohon se është e njohur me shqetësimin e qytetareve. Sipas saj ka qene vendimi i Këshillit te Komunës Kuman ai qe ka bere te mundur ndërtimin e kësaj fushe mbetjesh. Kryetarja e bashkisë ka premtuar se ky vendim do te rishikohet me qëllimin zhvendosjen e vend depozitimit te mbetjeve.