http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbledhjen e pare pas pushimeve verore vëmendja e qeverise eshte përqendruar tek mbështetja financiare e familjeve ne nevoje ne kuadër te fillimit te vitit shkollor. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se qeveria nëpërmjet nje fondi prej 2.2 milionë euro do te siguroje libra falas per familjet qe kane 3 ose me shume fëmije, per fëmijët egjiptiane, per fëmijët qe janë viktima te trafikimit si dhe per familjet e policeve te vrare ne krye te detyrës. Sipas Nikolles ky vendim i Këshillit te Ministrave shënon nje tjetër premtim te mbajtur te qeverise.