http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kane kaluar 2 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve Partia Demokratike ka vazhduar denoncimin e rasteve te dhunimit te standardeve ndërkombëtare ne kete proces. Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm i PD ka dale para medias per te akuzuar maxhorancen se ka përdorur paratë publike per te blere ish-kryetarin e komunës Mollas Agron Hysa ne mënyre qe ai te ndihmonte Lëvizjen Socialiste per Integrim ne Cërrik. Ristanit ka deklaruar se ne fillim te muajit qershor kompania e Agron Hyses, i cili nuk i përkiste koalicionit te majte ka fituar ne mënyre te paligjshme nje tender duke kaluar kështu ne krah te LSI.?Kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banje, në fillim të qershorit. Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetra foto të takimeve elektorale që ju mund ti shihni në ekran. Vetë tenderi ka shkelje dhe abuzime të rënda ligjore. Firma e shpallur fituese ka dhënë ofertën me çmimin më të lartë, ndërkohë që kompanitë e tjera u skualifikuan ndonëse kanë dhënë oferta më të ulëta siç pasqyrohet në këtë dokument?.Sipas Ristanit kjo është nje prej ngjarjeve, për te cilat duhet te hetoje organi i akuzës.?Ky rast i pastër korrupsioni politik dhe financiar duhet ta verë menjëherë në lëvizje Prokurorinë. Por ky është vetëm një nga rastet e këtij regjimi të korruptuar që tenderon e jep me koncesione miliarda lekë për miqtë dhe klientët, nga rrugët tek burgjet, nga shëndetësia në ekonomi, në tatime e dogana e në çdo sektor publik, ndërkohë që zhvat edhe kacidhen e fundit nga shqiptarët e pamundur?.Fenomeni i blerjes se votës dhe përdorimi i parave publike ne fushate janë akuzat me forta qe opozita ka ngritur kundër maxhorances ne lidhje me procesin e zgjedhjeve lokale.