Veliaj për masat ndaj ndotësve të ambientit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushdo qe hedh mbeturina, vandalizon pronën publike, ndot ose zapton hapësirat publike do te ketë gjobe. Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj ka prezantuar 7 masat për ndotësit e kryeqytetit, te cilat nisin qe nga dita e sotme.Hedhja në rrugë e plehrave = 5.000 lekëKryerja e ndërtimeve pa leje = 500.000 lekë + fatura e pagesës për prishjen e objektitShfrytëzimi i paligjshëm për parkimin në rrugë = 20.000 gjobë dhe 300 lekë për çdo m 2Vandalizimi i pronës publike =20.000 lekëNdotja e rrugëve nga automjetet me baltë/llaç etj = 10.000 lekë për automjetDjegia/zhvendosja e konteniereve të plehrave = 10.000 lekëNdotja dhe mos pastrimi i rrugëve pas aktivitetit të ushtruar = 5.000 lekë.Kjo vlen per te gjithë qytetaret, te cilët vijnë ne Tirane dhe jo vetëm per rezidentet.?Kryeqyteti nuk do jete me banjo publike. Me mire zgjidhni ta keni mire me 99% te popullsisë qe do ligjin dhe ketë lloj shteti. Kemi bere marrëveshje me kompani përmbarimi , e cila do te paguhet me perqindje. Hera e pare qe gjobat do te kenë destinacion. Sa te jete fond i gjobave te grumbulluara aq do te jene edhe shpenzimet dhe hapësirat e gjelbra. Mos mendoni se këto gjoba nuk do mblidhen. Nëse nuk e kane per turp te vandalizojne e ndotin qytetin, ne edhe do ti publikojmë këto pisanjos. Kjo vlen jo vetëm per qytetaret rezident ne Tirane, por për te gjithë shqiptaret?.Veliaj ne takimin me 24 administratoret e rinj tha se ky mentalitet i bërjes pis se Tiranës duhet ndryshuar njëherë e mire. Ai ftoi qytetaret qe ne datën 4 shtator te përfshiheshin ne pastrimin e kryeqytetit.?Lufta me plehrat është lufte me mentalitetin, ne 3 javët e fundit Bashkia Tirane është shume me e pastër seç ka qene ne 4 vite, por megjithatë kjo nuk mjafton. Ne kemi bere çmos qe kompanitë e pastrimit te stresohen për t?a bere Tiranën me te pastër. Fundja plehrat nuk bien nga qielli, ndaj ne 4 shtator ju bashke me shtabet te pastrojmë njësite përkatëse. Bashkia nuk ka pse te jete pisanjose. Nuk e di çfarë do bëjnë bashkitë e tjera, por bashkia Tirane do te jete e pastër?.Kryebashkiaku ka folur edhe per çerdhet duke theksuar se janë gjetur 31donatore, te cilët do te ndihmojnë ne përmirësimin e kushteve te çerdheve .