http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret po përdorin deri edhe tritolin per te përfituar azilin ne Gjermani dhe vendet e tjera te Europes. Ketë deklarate e ka bere Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, sipas te cilit shanset për ta marre azilin janë zero. Ministri ka mbrojtur idenë e kryeministrit Edi Rama se shumica e shqiptareve qe duan te përfitojnë azil ikin nga Greqia. Por per Tahirin, numri i azilkërkuesve shqiptare nuk është ai qe pretendojnë autoritetet gjermane. Ai ka kërkuar qe te përcaktohet numri i sakte pasi shifrat qe raportojnë te dyja vendet nuk përputhen.?Dua t?ju bëj me dije se nga informacionet, shumica e shtetasve që kanë kërkuar azil në Gjermani janë shtetas që jetojnë kryesisht në Greqi, por edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilët janë larguar nga vendet ku ata jetonin e kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. Numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në 7 muajt e parë të këtij viti është rritur me 0.6 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se shifrat e publikuara nga Gjermania për numrin e azilkërkuesve nuk korrespondojnë me numrin e shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga kufiri i Shqipërisë?.Nisur nga situata shqetësuese e emigrantëve në kufi me Maqedoninë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se qeveria shqiptare po bashkëpunon me partnerët në rajon dhe BE. Ne pikat kufitare janë marre masat shtese për përballimin e çdo situate potenciale që lidhet me vendin tonë.?Kemi marrë të gjitha masat për të përballur çdo lloj shqetësimi që mund të vijë nga kjo situatë?Ministri i Brendshëm ftoi opozitën per bashkëpunim dhe i kërkoi te mos përdore politikisht ketë fenomen.