http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit pas takimit te Berlinit, liderët e Ballkanit jane nisur drejt Vjenës per t?i paraqitur përfaqësuesve te Bashkimit Europian projekte konkrete per zhvillim e rajonit ne samitin dy ditor qe mbahet ne datat 26-27 ne kryeqytetin austriak. Por kriza e fundit e emigranteve duket se do te eklipsoje çdo projekt e do te mbizotëroje bisedimet ne Vjene. Mediat gjermane gjate këtyre ditëve kane raportuar se kancelarja Angela Merkel do te kërkoje nga shefat e qeverive te rajonit te shpjegojnë arsyet pse mijëra qytetare po largohen nga vendet e tyre drejt be e veçanërisht drejt Gjermanisë, duke këmbëngulur ne zgjidhjen e problematikes qe shtyn popullsinë te largohet. Por përtej çështjes se azilkërkuesve ne dy ditët e samitit liderët e Ballkanit do te kërkojnë ndihmën e be per projekte konkrete ne infrastrukture, ku projekti me i rendesishem eshte autostrada Nish-Prishtine-Durres. Ndërkohe qe mësohet se qeveria shqiptare do te çoje ne Vjene edhe 5 projekte per te cilat me herët BE ka rene dakord per ti mbështetur politikisht. Ne 26 gusht ne orën 13.00 tema e pare qe do te diskutohet mes ministrave te jashtëm do te jene, ?Mosmarrëveshjet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor?. Ndërkohe qe ne mbrëmje do te luhet ndeshja mes dy ekipeve, qe simbolikisht kane marre emrin Bashkimi Europian dhe bashkimi i ardhshëm europian, pjese e te cilit do te jene politikanet e rajonit. Mëngjesin e 27 gushtit do te diskutohen projektet ne infrastrukture si dhe ceshtje te tjera, ndërkohe qe samiti do te mbylle punimet me nje konference te përbashkët per shtyp te kancelares Merkel, përfaqësues se lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Ndërkaq ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili ndodhet ne Salzburg, ka zhvilluar nje takim informal me Ministrin Gjerman të Financave Wolfgang Schäuble me te cilin ka biseduar per projektet qe do te diskutohen ne samitin e Vjenës.