PD akuzon Edi Ramën për azilantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama per azilkërkuesit ka sjelle reagimin e Partise Demokratike, e cila nëpërmjet kryetarit Basha ka akuzuar liderin e maxhorances se paturpësisht po mohon eksodin e shqiptareve. Ne nje postim ne rrjetin social facebook kryetari i PD ka deklaruar se shkaku kryesor i kësaj arratie tragjike te shqiptareve , është Edi Rama dhe keqqeverisja e tij. Me te njëjtën fryme edhe ish-kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje kryeministrit Rama ate marre përsipër pergjegjesite e te marre masa per situatën e krijuar. Ish-kryeministri është ndalur edhe tek konflikti i krijuar se fundmi per Kishën ne Dhërmi. 3 dite para samitit te Vjenës Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria shqiptare qe ne ketë takim te rendesishem t?u jape prioritet projekteve kombëtare si hekurudha qe lidh Prishtinën me Tiranën.