Shehaj për aksionin anti informalitet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shume debatuari aksioni i qeverise anti informalitet, nuk duhet te konceptohet si nje lufte kundër biznesit. Per Drejtoren e Përgjithshme te Tatimeve aksioni ka për qellim qe te mbroje konsumatorin, por edhe biznesin e ndershëm. Ne nje dalje publike, ku nuk pranoi pyetje nga media, drejtorja e tatimeve i beri thirrje biznesit te respektoje ligjin duke u formalizuar. Nga ana tjetër per komunitetin e biznesit, fajtor i kësaj situate është administrata tatimore e konkretisht inspektoret. Sipas sipërmarrësve tatimoret janë te predispozuar per te gjetur shkelje, çka per rrjedhoje rrit presionin per korrupsion. Biznesi e mbështet aksionin qeverise për te vendosur barazi ne treg, por paralelisht ata kërkojnë lehtësim te barrës se taksave. Sipas tyre paketat fiskale ne dy vitet e fundit kane ndikuar ne rritjen e mëtejshme te informalitetit, qe ne Shqipëri arrin ne 50 %.