Rama, konferencë me qytetarët në rrjete sociale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e azilkërkuesve shqiptare ne Gjermani ka qene nje prej çështjeve per te cilat kryeministri Edi Rama ka dhëne përgjigje gjate konferencës se zhvilluar ne mesdite ne rrjetet sociale twitter dhe facebook. Kryeministri ka përsëritur se ne Gjermani nuk mund te marre azil politik asnjë shqiptar, ndërkohe qe azil ekonomik nuk ka dhe për keto arsye secili prej qytetareve qe merr kete rruge vetem humbet. Ndërkohe qe përballe pyetjes se cilat janë arsyet e largimit te shqiptareve kryeministri ka.?Është fakt qe dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptareve s?janë te ikur nga Shqipëria, po nga Greqia!?Kryeministri i ka dhëne përgjigje edhe problematikes se krijuar me Greqinë ne lidhje me kishën e Dhërmiut, duke theksuar se Greqia kërkon ende kohe për te kuptuar se Shqipëria s?pranon me tutele.?Është te qeshesh e qash qe nje ngrehine si garazh e quajnë kishe dhe vene kujën pse po rikthejmë ne jete trashëgiminë tone!?Rama është përballur serish me pyetjet per marrëdhëniet me Ilir Meten duke hedhur poshtë dyshimet per një krisje ne koalicion e duke theksuar se marrëdhëniet mes tij e Metës jane me te mirat qe prej krijimit te koalicionit. Ndërkohe qe per kabinetin qe ai drejton Rama ka përsëritur se ndryshime nuk do te ketë.?S?ka plan per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar ne 23 qershor 2013.?Nuk do te ketë ndryshime as ne politiken e qeverise ne lidhje me naftën, pasi per kryeministrin çmimi nuk është me i larte se ne vendet fqinje.?Diferencën e bën fakti se ne rajon taksa e qarkullimit është e ndare nga çmimi dhe paguhet veç. Ne Shqipëri paguhet brenda çmimit.?Pjesën me te madhe te konferencës se kryeministrit ne rrjetet sociale e ka dominuar ekonomia dhe ne lidhje me aksionin kundër informalitetit, kryeministri ka hedhur poshtë zërat se nga kjo beteje do ta pësojnë te varfrit, pasi ata qe përfitojnë sipas tij janë bizneset qe paguajnë taksa dhe konsumatori.

Free Traffic Exchange